Ëshë ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur amerikane, Arlene Golonka.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje, ndërsa ndërroi jetë në banesën e saj në West Hollywood. Arlene Golonka u bë e njohur për përfshirjen në serialin “Mayberry RFD”, ku personifikohej si Millie Swanson.

Aktorja e nisi rrugën e artit në moshën 19-vjeçare, ku nisi të studionte për teatër në Nju Jork. Ajo mori pjesë në një sërë shfaqjesh teatrore, ku mund të përmendim: The Night Circus”, “Come Bloë Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.

Po ashtu, Golonka ka spikatur në shumë role e filma të tjerë si: “The Busy Body”; “Airport 77”; “The In-Laws”; “Hang Em High”, etj.