Dtën e djeshme, Beart Rexhepi, një nga ish-konkurrentët më të diskutuar të “Për’puthen”, i bëri të gjithë të dyshonin se ai kishte nisur një lidhje të re dashurie. Ai publikoi në Instagram një video, përmes së cilës tregoi se ishte me pushime në jug me një vajzë të quajtur Juliana. Ata shfaqeshin duke trokitur gotat me njëri-tjetrin dhe kaq u desh që fansat të aludojnë për një lidhje të re, pas ndarjes nga Tea. Mirëpo duket se këto pretendime të fansave të Beartit nuk kanë qenë të vërteta. Vajza në fjalë ka reaguar përmes një postimi në Instagram dhe ka treguar se çfarë lidhjeje ka me Beartin. Ajo ka zbuluar se Beartin e ka thjesht një mik të mirë dhe se është në marrëdhënie me një person tjetër.

“Thjesht një shpjegim i vogël për një lajm që po bëhet viral: Unë i trajtoj miqtë e mi njësoj pa pasur rëndësi se nga vijnë, sa të famshëm janë apo nëse i lejoj që të më bëjnë tag në story-t e tyre. Unë nuk jam në një lidhje me Beart Rexhepin, ai është një shok i imi dhe unë do të postoj me shumë nder foto me të dashurin tim, duke qenë se e kam një. Gëzuar”, shkruan mikesha e Beartit.


kutjojmë se Bearti po përflitet se do të jetë pjesë e vidoeklipit më të ri të Encës. Këtë gjë e ka konfirmuar ditën e sotme edhe këngëtarja, e cila ka publikuar një foto të Beartit në Instagram.