Ermal Meta kishte premtuar prej kohësh se së shpejti do të vinte me një koncert në Shqipëri, vendin e tij të lindjes. Gjatë një intervistë të dhënë ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Ermali zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një koncert në Tiranë. Ai tha se do të nisë turin e koncerteve të tij për herë të parë pas pandemisë dhe ndales ae parë do të jetë në Tiranë. Artisti shqiptar me famë botërore ka zgjedhur pikërisht kryeqytetin për të organizuar koncertin e parë pas një kohe shumë të vështirë.
Koncerti në fjalë do të mbahet në datë 26 korrik dhe lajmi më i mirë është se bileta do të jenë falas. Këtë gjë e ka njoftuar vetë Veliaj, i cili shkruan në një postim:
“’Qielli është një’ këndon Ermali në soundtrack-n e kombëtares italianë të futbollit për #EURO2020?! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”. ??? Koncerti është pa pagesë, por biletat ? mund t’i rezervoni së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të festojmë të sigurt, duke zbatuar rregullat anti-COVID. ??”.