Dy turistë kanadezë u bllokuan për disa orë në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin ngeci në baltë. Policia njofton se pasi ka marrë thirrjen për ndihmë, ka nisur kërkimet dhe pasi i gjeti turistët, i dha ndihmën e parë dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjëherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre. Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar policinë për ndihmën e dhënë.