I pranishëm në “Bellugi Memorial”, Beppe Bergomi komentoi mbërritjen në stolin e Interit të Simone Inzaghi, trashëgimtar i Antonio Conte. Këtu janë fjalët e ish-mbrojtësit dhe kapitenit zikaltër:

Inzaghi-Inter?
Tek Inzaghi pashë pasionin dhe dëshirën për t’u bërë trajner. Është një shenjë e vazhdimësisë, më duket e drejtë të marrësh një trajner si ai pas Conte. Ne duhet të shohim se si do të shkojë tregu i transferimeve, por për mua ishte një vendim i saktë nga Interi.

I habitur nga lamtumira e Conte?
Jo, nuk jam i befasuar, sepse, nëse e njeh Antonio dhe ambicien e tij, me siguri pritej. Ai nuk vendosi në momentin e fundit që të largohej. Conte e kishte mbajtur këtë bindje me vete për një kohë të gjatë. Unë mendoj se e kishte pjekur atë vendim për disa kohë.

Një lojtar të Lazio që do ta doje tek Interi?
Milinkovic-Savic, është shumë fizik dhe në pikëpamjen time për ndryshim, do të gjente stimuj të rinj tek Interi.

Interi, favorit për titullin edhe me Inzaghi në stol?
Me siguri, nëse një skuadër fiton titullin, sezonin vijues e fillon si favorit. Kur largon trajnerin dhe lojtarët, megjithatë, humbet diçka, edhe nëse të gjithë lojtarët e mbetur japin maksimumin e disponueshmërisë. Ne do të duhet të presim pak , por cilësia nuk mungon tek Interi”.