Ish-kryeministri Sali Berisha po i ‘shijon’ më së miri përdorimin e rrjeteve sociale si mjet komunikimi me audiencën që e ndjek.

Sot, Berisha ka ndarë një foto ku shihet në një terren malor, i veshur me këmishë blu dhe jelek të zi, ndërsa era i shpupurit flokët.

“Nje fundjave te kendshme per ju miq! sb”,-shkruan Berisha krahas fotos ndërsa nuk ka preferuar të ndajë vendodhjen e kësaj të shtune.

Që prej shpalljes non-grata nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha ndan çdo ditë momente interesante nga jeta e tij.

Berisha kujton kohën kur ishte në krye të qeverisë dhe PD, ndërsa ka paralajmëruar disa herë një rikthim në politikën aktive, paralelisht me procesin gjyqësor në Francë, ku kërkon “dinjitetin” e tij përballë sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.