Nuk ka më dyshime! Bledi Shkëmbi do të jetë trajner i ri i Dinamos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije, se korçari do të prezantohet zyrtarisht para mediave, ditën e enjte (17 qershor) në orën 11:00. Shkëmbi do të drejtojë “nëndetësen” në elitë, pas plot 9 vitesh mungesë. Plani i drejtuesve blu është që t’i rikthejnë 18 herë kampionëve të vendit, lavdinë e dikurshme.
Me prezantimin e trajnerit të ri, në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe lëvizjet e shumta në merkato.
NJOFTIMI I KLUBIT: Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura.
Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambjentet e Vila Pascucci.