Një ”shi” miliardash për shkencën dhe teknologjinë britanike, deri në mbi një të tretën më shumë sesa kanë dhënë qeveritë e mëparshme, është zotimi i shpallur sot nga kryeministri britanik, Boris Johnson.
Deri në vitin 2025 këto fonde do të jenë mbi 25 miliardë euro. ”Qëllimi është të forcojmë rolin e Britanisë së Madhe në fatet e vendit dhe botës, deri në pikën për ta bërë atë një superfuqi shkencore globale”, deklaroi Johnson për ”Daily Telegraph”. ”Vendi ynë i është borxhli shkencës dhe shkencëtarëve”, theksoi ai.
“Rritja e burimeve financiare me përpjekjet e pamjaftueshme të bëra pak nga të gjitha demokracitë perëndimore duhet të ketë prioritet në kërkimin teknologjik në sektorë kyç për telekomunikacionin dhe zhvillimin 5G me çdo çmim”, shtoi ai.