Rilindja kombëtare, një lëvizje mbarëshqiptare e cila aktivizoi mërgatën shqiptare e kudondodhur nëpër botë, pati lulëzimin e saj edhe në Serbi. Ndër të tjera, në vitin 1901 nisi të botohej në Beograd gazeta “Toska”, e cila ndonëse publikoi pak numra, pati një jehonë mjaft të madhe. Ajo botohej në gjuhën shqipe dhe atë frënge, transmeton lexo.com.al.
Gazeta Toska drejtohej nga Jashar Erebara ndërsa për nga përmbajtja e saj, ajo ishte një gazetë me karakter politik, shoqëror, letrar dhe kulturor. Vetë Jashar Erebara ishte një veprimtar i mirënjohur i çështjes kombëtare dhe nismëtar i iniciativave të ndryshme për promovimin e çështjes shqiptare./Lexo.com.al/e.c.