Zëvndëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa pamje nga shtrimi i rrugëve në zonën e Divjakës. Braçe shkruan se punët vazhdojnë edhe përse zgjedhjet kanë mbaruar.
Sipas tij, kjo rrugë që lidh fshatin me qendrën do të ndihmojë banorët e zonës për eksportin e produkteve.
“Punojmë! Po asfaltohet rruga e Bishtçukezës, nga rruga nacionale në qendër të fshatit! Zgjedhjet kanë mbaruar, punët jo, vazhdojmë. Për vota as që vlejti, shumica nuk e çmoi. Të paktën t’iu vleje për eksportin e shalqinit! Bëni shalqi të mirë dhe të kuq”, shkruan Braçe.