Në shtëpinë e Inter-it po diskutohet e ardhmja e Marcelo Brozovic, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Sipas Gazzetta dello Sport, negociatat për rinovimin duket se nuk do të jenë të lehta.
Futbollist fiton 3.5 milionë euro në sezon dhe kërkon të arrijë deri në 6 milionë euro në vit, kjo edhe për shkak të kontratës së nënshkruar nga Hakan Calhanoglu (4.5 milionë për tre vite). Inter nuk do të heqë dorë nga kroati, por çdo diksutim është shtyrë për t’u bërë pas Europianit.