Nuk është lajm i ri që shenja e horoskopit orienton profesionin. Meqë jemi në muajin e Gaforres, por edhe në atë të zgjedhjes së profesionit për maturantët, le t`i hedhim një sy profesioneve më të përshtatshme për këtë shenjë. Si fillim ca karakteristika. Ju jeni besnikë ndaj bashkëpunëtorëve dhe punës suaj. Dëshironi një profesion që ju lejon të jeni të pavarur, por njëherësh pjesë e një ekipi.

Karriera më e mirë për Gaforren është sekser, agjent. Meqenëse keni një personalitet shumë intuitiv dhe jeni të ndjeshëm ndaj nevojave të tjetrit, kënaqësia e sigurimit të një shtëpie për njerëzit ju shtyn të jeni një sekser, ndërmjetës. Keni aftësinë të gjuani pronën e duhur për klientin tuaj.

Karriera më e mirë për Gaforren si shef kuzhine. Ju jeni një adhurues i madh i ushqimit në të gjitha format dhe ngjyrat e tij dhe doni t’i bëni të tjerët të ndihen si në shtëpi, prandaj pse mos ta bëni punë këtë? Ushqimi është një mënyrë e përsosur për të treguar kreativitetin tuaj.

Karriera më e mirë për Gaforren Interior Design. Puna e pavarur është ajo që doni. Të tjerët dhe dëshirat e tyre e nevojat i njihni mirë, kështu që kjo është puna e duhur.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Arkitekt Aty afër me arredimin. Edhe këtë mund ta zgjidhni si mundësi.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Infermier Kujdesi për të tjerët ju rrjedh në vena. Dhembshuria dhe intuita juaj janë aty që ju duhen për të kryer këtë punë.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Terapist. Ashtu si një infermiere, terapistët janë aty për pacientët e tyre dhe duan atë që është më e mira për ta pa marrë parasysh çështjen në fjalë.

Si një dëgjues i shkëlqyer, humanist, me intuit dhe vesh për të dëgjuar dhe kuptuar di të japë mbështetje dhe udhëzime të paanshme.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – CEO. Me besnikërinë dhe qëndrueshmërinë tuaj për të parë gjërat në këndvështrimin e duhur, CEO mund të duket i frikshëm në fillim, por ju natyrshëm do të përshtateni. Komunikimi juaj i mirë, ambicia dhe gjetja e interesave më të mirë të kompanisë do t’ju sjellë respektin dhe besnikërinë në mjedisin e punës.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Hotelier. Jeni mikpritës për t`u pasur zili. Miqtë vdesin të vijnë tek ju. Kështu që pse të mos e shndërroni në punë ose biznes këtë gjë?

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Nutricionist. Kujdesi për shëndetin e njerëzve dhe dëshira për atë që është më e mira për ta do të vijë në ndihmë si një nutricionist. Kjo gjithashtu e çon dashurinë tuaj për ushqimin në një nivel tjetër.

Karriera më e mirë për shenjën e Gaforres – Bukëpjekës. Askush nuk do të mërzitet kurrë me bukën dhe ëmbëlsirën që del nga kuzhina juaj, e cila do t’ju frymëzojë të krijoni gjëra të reja për njerëzit.