Prej kohësh e mbante të fshehtë, por presidenti Putin më së fundi tregoi se çfarë vaksine mori kundër pandemisë së koronavirusit. Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V.

68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, megjithatë disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve