Ju mund të dini karakteristikat ose tiparet që lidhen me shenjën tuaj të zodiakut, por a e dini se planeti që sundon shenjën tuaj gjithashtu sundon një pjesë të trupit, një ditë të javës dhe një orë të çdo dite? Astrologjia mund të zbatohet praktikisht për gjithçka, dhe shumë nga domethëniet e shenjave rrjedhin nga shumë gjëra që hasni çdo ditë. Prandaj, s’është çudi që astrologjia të lidhet gjithashtu me moshën, veçanërisht pasi dielli shënon ditëlindjen tuaj çdo vit teksa plakeni. Ndërsa plakja nuk është gjithmonë argëtuese, mosha në të cilën jeni mendërisht dhe shpirtërisht, sipas shenjës tuaj të zodiakut, mund të ndihmojë në shpjegimin se pse ndiheni sikur nuk jeni plakur që prej moshës 17 vjeç.
Faktori më i madh në jetë – dhe në astrologji – është koha, por pavarësisht evolimit tuaj si njerëz dhe kalimit të viteve, mosha shpirtërore mbetet po aty. Me siguri keni vënë re energjinë fëmijënore të një Dashi, apo logjikën prej prindi të një Bricjapi. Astrologjia mund t’i shpjegojë të gjithë këto, duke ju treguar “moshën tuaj të brendshme”:
– Dashi: 1-7 vjeç – Demi: 7-14 vjeç – Binjakët: 14-21 vjeç – Gaforrja: 21-28 vjeç – Luani: 28-35 vjeç – Virgjëresha: 35-42 vjeç – Peshorja: 42-49 vjeç – Akrepi: 49-56 vjeç – Shigjetari: 56-63 vjeç – Bricjapi: 63-70 vjeç – Ujori: 70-77 vjeç – Peshqit: 77-84 vjeç