Jack Grealish mund të përfundojë në Manchester City. Guardiola e do patjetër dhe klubi i ka bërë gati paratë, 100 milionë funte, apo 116 milionë euro. Manchester City e ka ndarë mendjen dhe kërkon të transferojë në merkaton e verës një nga mesfushorët më të mirë në Premierligë, yllin e Aston Villa, Jack Grealish.
Sipas Daily Mail, kampionët në fuqi të Anglisë kanë gati 100 milionë funte, apo në euro që i bie rreth 116 milionë euro. Grealish momentalisht është me Anglinë i fokusuar në Euro 2020 dhe pasi të përfundojë gjithçka, ai mund të përfundojë kalimin te City.
25-vjeçari ishte fantastik sezonin e kaluar. Ai bëri 26 paraqitje në Premierligë, realizoi 6 gola dhe dhuroi 12 asiste.