Lamtumira e papritur e Carlo Ancelotti-t nga Everton, ka lënë të zbuluar stolin e Toffees. Por ndoshta, jo për shumë.

Në orët e fundit kanë ardhur shumë mendime mbi atë që do të ishte trajneri perfekt për skuadrën angleze. Ka nga ata që kanë propozuar Benitez dhe të tjerë, si Kevin Campbell, që ka menduar për Antonio Conte-n…

Ish-sulmuesi i Everton ka thënë për Sky Sports:

“Tani duhet reaguar në mënyrë pozitive. Projekti është akoma aty, duhet marrë një trajner cilësor. Është shumë e rëndësishme t’i jepet një mesazh tifozëve. Sipas mendimit tim, klubi duhet të zgjedhë më të mirin e mundshëm: në këtë moment ai është Antonio Conte”.