Maqedoni e Veriut, 10 humbje jete dhe 37 raste të reja me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 v ik tim a dhe 37 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Numri i humbjeve të jetëvë është rritur në 5.423 që prej fillimit të pandemisë, ndërsa numri i rasteve me Covid në 155304. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 45 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.798.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.083.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 799.265 teste në vend.