Numri i personave që janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në të gjithë botën është 180,083,145. Sipas të dhënave të Worldometer, nga ky numër total i të infektuarve, 3,9 milionë persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me sëmundjen.
Kurse, numri i të shëruarve rezulton të jetë 164,825,054. SHBA vijon të radhitet e parë si vendi më numrin më të lartë të të infektuarve. Vendi numëron 34,4 milionë të infektuar dhe 617,893 humbje jete.
E dyta radhitet India që deri më tani ka regjistruar 30 milionë të infektuar dhe 391,385 viktima. Kurse, Brazili që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 18 milionë të infektuar dhe 504,897 raste fatale.