Situata epidemiologjike në vend, sa vjen edhe përmirësohet! Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa nga 2444 testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë.
Dy prej tasteve pozitive me koronavirus janë shënuar në kryeqytet dhe 1 në Durrës. Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19 në vend dhe vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. 8 qytetarë kanë arritur të mposhtin COVID-19 gjatë 24 orët e fundit duke çuar numrin e të shëruarve në vend në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.