Portugalia e ka mposhtur 4-0 në miqësore Izraelin, sfida e fundit për Kampionin e Evropës para startit të “Euro 2020” të premten. Njëri prej favoritëve për t’i shkuar deri në fund kësaj gare, arriti që të fitojë miqësoren e fundit me golat e Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldos.
Që të dy realizuan në fund të pjesës së parë, derisa për 45 minuta në pjesën e dytë u shënuan edhe dy të tjerë. Golin e parë për vendasit e shënoi mesfushori i Manchester United. Bruno Fernandes realizoi në minutën e 42-të. Pak minuta më vonë, në atë të 44’, realizoi edhe Cristiano Ronaldo për 2-0, duke shkuar në 104 gola me Portugalinë. Derisa për rezultatin 3-0 realizoi Joao Cancelo në minutën e 87′. Kur u mendua se u mbyll gjithçka, Bruno fernandes shënoi tjetër gol, për rezultatin përfundimtar 4-0 në min e 91-të. Portugalia e nis aventurën në “Euro2020” kundër Hungarisë me 15 qershor, derisa më pas do të ketë punë me Gjermaninë dhe Francën.