Sipas Mundo Deportivo, në fakt, në ditët e ardhshme është parashikuar një takim mes drejtuesve të Barçës dhe përfaqësuesve të lojtarit për të diskutuar zgjatjen e kontratës që skadon në vitin 2022.
Alternativa është të bindet Dembele të pranojë një shkëmbim ose një transferim këtë verë. Kjo sepse Barcelona ka frikë se mos humb me kosto zero pas një viti një lojtar që e ka blerë për mbi 100 milionë euro.
Blaugranat mendojnë se mbrapa dyshimeve të lojtarit mund të jenë disa oferta të mëdha të Juventus dhe PSG për ta marrë pas skadencës së kontratës.