Të dielën, në 13 qershor Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetar, ku në garë janë katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha. Ky i fundit, edhe pas disa humbjesh nuk jep dorëheqjen si kryetar i PD, por vijon të mbajë karrigen dhe garon për tu rizgjedhur, ndërkohë që është në detyrën e kryetarit.

Së fundi, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Basha kërkon që të dielën demokratët ta votojnë, sipas tij që të vijojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi dhe luftën për ndryshim. “Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë!”-shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente, duke e ironizuar për humbjet e njëpasnjëshme, por edhe duke e akuzuar Bashën si ortak të Ramës. Një qytetar ironizon Bashën, ndërsa shkruan “Gjithë ato herë ke fituar. Fito edhe këtë herë. Dhe pastaj mjaft më.

Hap krahun dhe leja Ramës të fitojë njëherë mor bur!” Ndërsa një tjetër qytetar shkruan që pas kaq shumë humbjesh, Basha duhet të largohet. “Nuk kam asgjë personale me Bashen por më çuditë fakti që nuk i shkon mendja të tërhiqet pas kaq humbjesh radhazi. Ku jetojnë ato që duan që ky te drejtojë partinë më të madhe “opozitare” ende! Rizgjedhja e tij do të ishte njëlloj si me zgjedh një humbje të re!”-shkruan qytetari.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Vazhdo të bësh zgjedhje si këto se gjithmon ” për pak vota ” do fitosh dhe gjithmonë për vjedhje votash do u ankohesh zgjedhësve të tu”. “Basha është socialist i betuar sepse ia lë Ramës fitoren gjithmonë. Sa bëhen votimet del e thotë përralla me sy hapur”.-shkruan një komentues.

Më tej një qytetar shkruan “Me Bashën kryetar, Rama i sigurtë në pushtet. Me Bashen as opozitë nuk ka, jo ma pushtet, të jeni të sigurtë” Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/CNA.al