Deputetja Blerina Gjylameti ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit Turk Mustafa Şentop në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në seancën plenare të tetë të SEECP u diskutua mbi sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit.

Deputetja Gjylameti thekson se në punimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP, si një forum konsultimi dhe dialogu politik ku të gjithë partnerët e Evropës Juglindore mund të adresojnë çështjet rajonale në nivelin më të lartë, u theksua nevoja për intensifikimin e përpjekjeve në adresimin e sfidave të përbashkëta të rajonit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fusha të ndryshme. “Rritja e inkurajimit ndaj Bashkimit Evropian, si motivin kryesor të rajonit, për mbajtjen sa më aktiv të procesit të zgjerimit. Forcimi i koordinimit ndërkombëtar, sidomos në nivel parlamentar, në zgjidhjen e problemeve globale, të cilat kërkojnë përgjigje globale”, thekson më tej deputetja Gjylameti.