Miqësia mes Italisë dhe Sllovenisë është e fortë, lidhja që na bashkon bazohet në vlerat europiane dhe atlantike, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, i cili mori pjesë në Lubjanë në festimet me rastin e 30-vjetrit të pavarësisë së Sllovenisë dhe fillimin e presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, pritur nga presidenti i Republikës, Borut Pahor, nga kryeministri, Janez Janša dhe homologu, Anže Logar”.

“Marrëdhëniet tona ushqehen nga një bashkëpunim konstant dhe një dialog i hapur dhe i sinqertë”, nënvizoi ai. Nga pikëpamja kulturore, përcaktimi i Gorizias së bashku me Nova Gorica si kryeqyteti europian i Kulturës në 2025 është prova e mëtejshme e kësaj lidhjeje. Urimet më të sinqerta për popullin slloven.