Nga agimi i datës 21 qershor, Dielli i jep lamtumirën pranverës për t’u transferuar në shenjën e Gaforres duke i hapur rrugën zyrtarisht verës, momentit kur drita është në maksimumin e saj dhe gjithçka duket më e qartë.

Energjitë kozmike kalojnë nga logjika e shpejtë dhe kurioze e Binjakëve në ëmbëlsinë e pashërueshme të Gaforres, me efekte të rëndësishme.

Në Gaforre, Dielli do të gjejë një Venus në kërkim të përkëdheljeve, të cilat tashmë flirtojnë me fantazinë e Neptunit dhe iluzionet e Jupiterit, me pak fjalë, shumë gjëra. Pra, për Gaforren pritet një ditëlindje ‘soft’, por diçka e paralajmëron të kuptojë se jo gjithçka shkon si duhet, se ka gjëra të cilat duhen rishikuar, të meren më mirë në konsideratë.

Përveç Gaforres do të përfitojnë nga ky ndryshim energjish veçanërisht Demi, Akrepi, Peshqit, Virgjëresha, kurse Dashi, Bricjapi, Shigjetari dhe Peshorja do të përballen me një entuziazëm në rënie dhe një kthim të detyruar në realitet. Për Binjakët, Luanin dhe Ujorin do të ketë rënie të vogla energjie, një mungesë vitaliteti (por gjithçka do të rregullohet në gjysmën e dytë të korrikut).