Vijon sot dita e dytë e vaksinimit të hapur masiv +18 vjeç, kundër COVID-19 në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij.
‘Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Mbi 950 mijë vaksinime të kryera. MbroShëndetin. ShqipëriaBuzëqesh’- shkruan ministrja Manastirliu.
Ditën e djeshme, në orën 08:00 të mëngjesit u hap dita e parë e vaksinimit anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 955, 498 vaksinime anti-COVID.