Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi antiCOVID I hapur po ecën me rritme shumë të mirë.
Manastirliu shkruan se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00. “Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit??
???Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania.
***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastriliu.
Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën ndaj COVID-19 dhe për ta kryer ate në dy ditet e hapura të vaksinimit 29 dhe 30 Qershor.