Në Velipojë vijon sot dita e tretë e prishjes së ndërtimeve pa leje, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.
Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni tha sot për ATSH-në se “që prej nisjes së aksionit në Velipojë janë prishur 7 objekte pa leje”.
Sipas saj, në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte pa leje, ndërsa ato variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura betonarme dhe të lehtësuara.
Ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim për t’u shtrirë më tej në gjithë bregdetin shqiptar, zonë pas zone, objekt pas objekti.
Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i turizmit vlerësohen si një prioritet madhor i qeverisë shqiptare.