Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojne në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do paraqiten në zonat lindore por pa rrezikuar rreshje.

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtër shiu dhe ministuhi lokale breshëri në gjysmën lindore të shqipërisë.

Ndersa orët e vona të pasdites dhe nata sërisht do të jenë në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë republikën e Kosovës, pasi vetëm paraditja dhe orët e vona të pasdites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa mesadita sjellë zhvillim të vranësirave lokale dhe shira të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por mesdita dhe pasditja rrezikohen nga shira në të gjithë MV. Edhe orët e natës do të paraqiten me kthjellime.