Të gjitha mendimet e ambientit të Interit, por jo vetëm, është te një drejtim: Christian Eriksen. Mesfushori i talentuar, disa ditë më parë, pësoi arrest kardiak në fushën e lojës. Një delegacion zikaltër, pritet që të niset fundjavën e ardhshme drejt Danimarkës, për të vizituar lojtarin.
Mediat italiane shkruajnë se stafi mjekësor i Interit, është në kontakt të vazhdueshëm me mesfushorin dhe takimi, për më tepër do të bëhet për të mësuar gjendjen e Eriksen.
Bashkë me delegacionin e Interit, pritet që të bashkohet edhe Lukaku me Vertonghen, të cilët duan të vizitojnë shokun e tyre. Kjo mund të ndodhë pikërisht, gjatë sfidës që Belgjika do të ketë me Danimarkën.