Dua Lipa është një nga artistet më në zë të momentit, duke kryesuar edhe listat botërore. Artistja me oirgjinë shqiptare ka sfiduar edhe këngëtarët më famë ndërkombëtare, duke u renditur si artistja më e dëgjuar në Mbretëreinë e Bashkuar.
Këngët e Dua Lipës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n në Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas. Madje Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti më i dëgjuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2017.

Dy këngët e Dua Lipës, Physical dhe Don’t Start Noë kanë qenë ndër 10 këngët më të famshme në Britaninë e Madhe. Ndërkohë që kënga më e dëgjuar nga të gjitha ka qenë Blinding Lights e The Weeknd. Ndërkohë së fundmi po përflitet se Dua Lipa mund të vijë së shpejti për një koncert në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditën e sotme një foto në Instagram me dy prindërit e artistes, Dukagjin dhe Anesa Lipën.

“Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin dhe Anesa Lipën. Bëhuni gati”, shkruan Veliaj përkrah fotos.

Kështu të gjithë kanë nisur të mendojnë se ata mund të jenë ndërmjetësit për të siguruar një kocert ekskluziv nga artistja me origjinë shqiptare në Tiranë. Më herët, Dukagjin Lipa është shprehur se festivali “Sunny Hill”, i cili organizohet prej tij dhe Duas në Kosovë, mund të mbahet edhe në Shqipëri. Ky mund të jetë projekti i ardhshëm për të cilin flet Veliaj, megjithatë me kalimin e kohës presim të mësojmë më tepër detaje.