Dashi-Dikush me të cilin zakonisht keni mosmarrëveshje do të jetë më i pranishëm të martën sesa zakonisht, ndryshe nga sa do të dëshironit. Sidoqoftë gëzojuni faktit se niveli i zhgënjimit do të jetë mjaft i ulët.
Demi-Merrni pjesë në ndonjë aktivitet bamirës. Nëse një grup pune ose në shkollë po grumbullon donacione për një kauzë të caktuar, jepni edhe ju kontributin tuaj. Në të vërtetë, mund të jeni më të përgatitur për të ndihmuar ata që janë në nevojë sesa kushdo tjetër, sepse jeni bujar dhe i sjellshëm.
Binjakët-Keqkuptimet e fundit mes jush dhe një bashkëpunëtori ose një miku, më në fund po fillojnë të sqarohen. Ju të dy do të keni një marrëdhënie që është më e fortë dhe më e shëndetshme se kurrë, dhe ju të dy meritoni ta festoni këtë fakt.
Gaforrja-Universi po ju dërgon energji solide që do t’ju mbajë me këmbë në tokë kur të ndodheni në situata të panjohura. Ju do të jeni të ftohtë dhe të qetë edhe kur të mos e dini se çfarë po ndodh rreth jush.
Luani-Nëse jeni në shoqërinë e një grupi miqsh, të dëgjuarit me shumë kujdes do të ishte me më shumë dobi sesa të folurit. Jini të kujdesshëm që të mos dukeni të papërfshirë në bisedë. Idet tuaja janë gjithmonë ato që zënë vend.
Virgjëresha-Nëse dikush që ju intereson ju ka zhgënjyer kohët e fundit, provoni të mos jeni tepër kritik ndaj tij. Tani për tani, ai ndoshta ka nevojë për dhembshurinë tuaj më shumë sesa për mendimin tuaj. Zhvilloni një bisedë të ëmbël me të.
Peshorja-Një ide e mirë është që të mos bëni aq shumë përpjekje për të kryer kaq shumë detyra. Me rëndësi është që gjërat t’i bëni me cilësi. Në çështjet e dashurisë do të merrni një impuls të ri.
Akrepi-Kreativiteti juaj do të jetë në nivelin e duhur dhe do të jetë duke shpërthyer në çdo fushë. Kudo që të shkoni, do të jeni në gjendje të shtoni një spërkatje ngjyrash në kanavacën tuaj.
Shigjetari-Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të keni shumë ndikim mbi atë që mund të ndodhë më pas. Ju e di mjaft mirë se si të përdorni fuqinë tuaj të martën. Shfrytëzojeni këtë fuqi për të nisur ndonjë investim.
Bricjapi-Të mendosh mbi atë që ka kaluar është humbje kohe dhe energjie. Çfarë është bërë është bërë. Kini besim tek vetja tuaj të gjithë të tjerët kanë besim tek ju. Përpiquni të lëvizni, sepse duke qëndruar në një vend nuk përmbushni asgjë.
Ujori-Ka një nivel të madh konfuzioni veçanërisht në aspektin financiar. Një ftesë e papritur do t’ju vijë për një ngjarje argëtuese, kështu që, nëse keni kohën që duhet, patjetër duhet ta pranoni atë.
Peshqit-Shijojeni në maksimum ditën tuaj. Merrni iniciativën për ta trajtuar veten si mbret. Pushimet jashtë vendit do t’ju bënin mirë. Energjia pozitive do t’ju ndihmojë që të bëni edhe njohje të reja.