Sipas James Benge, gazetari i CBS Sport, midis ekipeve të interesuara për lojtarin e Milanit, Hakan Calhanoglu, që ende nuk ka rinovuar dhe në 30 qershor i skadon kontrata, do të ishte Arsenali.

Topçinjtë vlerësojnë numrin 10 të Milanit dhe Turqisë si një alternativë potenciale ndaj Odegaard nëse, në të vërtetë, Topçinjtë nuk arrijnë të konfirmojnë norvegjezin nga Real Madrid! Calhanoglu ka marrë ofertën e vetme nga kuqezinjtë prej 4 mln eurosh në sezon për 3 vitet e ardhshme por kërkon të paktën 5 mln euro.