Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për vizitorët shqiptarë. Mësohet se kufijtë do të jenë të lirë për shqiptarët, duke nisur nga 28 qershori.
Greqia i kishte mbyllur kufijtë me shtetin shqiptar, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Vendimi për hapjen e kufijve është marrë sot nga Ministria greke e Turizmit.