Vetëm pak pas zyrtarizimit të “divorcit” të beftë me Fiorentinën, për Gennaro Gattuson shfaqet një mundësi e re. “Righio” mësohet se ka marrë ofertë nga Tottenhami, që thuhej se ishte vetëm një hap larg nënshkrimit me Paulo Fonsecan. Negociatat midis klubit londinez dhe trajnerit portugez kanë ngecur për arsye taksash.
Gennaro Gattuso ndërpreu kontratën e tij vetëm 23 ditë pasi ishte zyrtarizuar në krye të Fiorentinës dhe kandidatura e tij për të drejtuar Spurs-at sponsorizohet nga Fabio Paratici, që pas largimit nga Juventusi mori detyrën e drejtorit sportiv te skuadra londineze. Duket e pabesueshme, por pikërisht Paulo Fonseca, që nuk mundi ta finalizonte kontratën me Tottenhamin, mund të emërohet trajner i Fiorentinës./SuperSport/