Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka replikuar me një komentues i cili i është drejtuar në rrjetet sociale duke e quajtur kineze, në foton e publikuar prej saj me këngëtaren Ermira Babalia. “Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, shkruan komentuesi.
Kim e ka ftuar atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze. “Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”.
Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim.