Aktori Ben Roberts, i njohur për rolit e kryeinspektorit Derek Conëay në serialin “The Bill”, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Vdekja e tij është konfirmuar nga ish-menaxheri i aktorit.
I lindur në Bangor më 1950, Roberts ka debutuar me paraqitjen e tij në filmin “A Woman’s Place” më 1978. Ai ka luajtur edhe në serialet “The Professionals”, “Angels” dhe në një episod të serisë “Doctor Who”, në vitin 1984.
Ben Peyton, që është shfaqur në “The Bill” në fillim të viteve 2000, që ka përshkruar jetën në një stacion fiktiv policor “Sun Hill”, në jug të Londrës. Fundi i serialit është shënuar më 2010 pas 27 vjetësh transmetim, 26 sezonesh dhe plot 2.425 episodesh. Ai ka lënë prapa vetes bashkëshorten Helen Lloyd, ish-narratoren e audiolibrave.