Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tha për Euronews Albania se mëngjesin e sotëm në të gjithë territorin e vendit temperaturat kanë shënuar një ulje me 2 gradë në krahasim me 2 ditët shumë të nxehtë që lamë pas. Në vijim të ditës pritet një rënie me 3 gradë, ku nga 41 gradë që ishte dje, temperatura më e lartë do të jetë deri në 38.
“Edhe të dielën temperatura më e lartë nuk pritet t’i kalojë 36 gradë. Vala afrikane ka nisur të tërhiqet ndaj ka rënie të vlerave termike. E hëna, e marta dhe e mërkura do të sjellin një rritje të lehtë, por që nuk do ta kalojë 38-39 gradë”, tha meteorologia.