Me shumë gjasë, Franca do të përballet me një valë të 4-t të koronavirusit për shkak të përhapjes së variantit delta, i identifikuar fillimisht në Indi. Këtë e tha këshilltari shkencor i qeverisë, profesor Arnaud Fontanet. Sipas tij, vala e 4 mund të godasë Francën në fillim të vitit të ri shkollor.
Megjithatë, eksperti i shëndetësisë mendon se fushata e vaksinimit do të ndihmojë në zbutjen e efekteve të valës së re të pandemisë. “Mesazhi lidhur me vaksinimin është ekstremisht i rëndësishëm pasi me dy doza të vaksinës të cilat parandalojnë shtrimet në spital në 95 për qind të rasteve, ka shumë mundësi të parandalojmë që kjo valë e 4-t të mos shtojë presionin në spitale, të shkaktojë ndërlikime të rënda apo edhe vd ekje”, tha ai.
Infektimet me Covid-19 po bien në Francë, me rreth 1800 raste të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë. Kjo përfaqëson 3 për qind të mesatares ditore, të raportuar në kulmin e valës së trete, në muajin nëntor.