Paul Pogba është parë i zhgënjyer pas eliminimit nga EURO 2020. Fillimisht pa fjalë, në faj disi për topin e humbur në golin e barazimit 3-3, por tashmë ka reaguar dhe ka fjalë zemre për të gjithë mbështetësit e Francës, si dhe një urim për Zvicrën. “Ndonjëherë futbolli mund të jetë mizor… mizor dhe gjithashtu i bukur. Ndeshja me Zvicrën na solli trishtim ne, kurse lumturi kundërshtarëve tanë.
Kjo është bukuria e futbollit. Sigurisht që të gjithë dëshironim të merrnim një rezultat pozitiv.
Faleminderit shumë gjithë fansave tanë në të gjithë globin. Ishte bukur t’ju shihja, t’ju dëgjoja dhe të festoja me ju. Ju na dhatë shpresë dhe gëzim gjatë të gjitha ndeshjeve tona. Ne do ta mbajmë kokën lart dhe do të kthehemi më të fortë. Në fund, dua të përgëzoj Zvicrën për kualifikimin”, shkruan Pogba në rrjetet sociale. /