Qeveria greke ka informuar se ka rritur numrin e kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.

Sipas vendimit, nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 vetë në ditë.

Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.

Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se në bashkëpunim edhe me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi janë në bisedime të vazhdueshme me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit.