Kombëtarja shqiptare ndodhet në Uells duke vijuar përgatitjet për të luajtur ndeshjen miqësore.
Pas seancave stërvitore kombëtarja ka patur dhe momente relaksi, si kjo që shfaqet në këtë video. Federata Shqiptare e Futbollit në “Instagram” ka postuar një video ku shihet që lojtarët këndojnë himnin kombëtar, ndërsa trajneri Edi Reja e dirigjon.
Një video sa emocionuese, por edhe gazmore teksa humori i lojtarëve të Kombëtares duket i lartë dhe duken mjaft të përgatitur për dy ndeshjet miqësore, ndaj Uellsit me 5 qershor dhe ndaj Çekisë në 8 qershor.