“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi.”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.
Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses dhe do të kryejë çdo kontrroll të mundshëm mjekësor.