Me Lionel Messin që duket pranë nënshkrimit të një marrëveshje dy-vjeçare me Barcelonën, ish-bashkëlojtari i tij, Samuel Eto’o e ka bërë të qartë se presidenti Joan Laporta e ka një projekt interesant p projekt interesant për argjentinasin. Ish-reprezentuesi i Kamerunit është tani ambassador i Kupës së Botës Katari 2022, por ai gjeti kohë për ta kujtuar karrierën e tij dhe të ardhmen e Barcelonës.

“E di që Laporta po e përgatit një projekt interesant për Messin. Nuk mund ta imagjinojë Leon ta veshë një fanellë tjetër. Nuk mendoj që vazhdimësia e tij varet nga paratë. Leo është Barcelona dhe Barcelona është Messi” – u shpreh Eto’o. Transferimi i Sergio Agueros mund t’i jape ndihmën e nevojshme Mesit në sulm dhe Eto’o beson se ata mund të shënojnë 60 gola në sezon.

“Mes atyre dyve, ata mund të shënojnë 60 gola për sezon. Unë vetëm e lus Zotin që t’i mbrojë ata nga lëndimet” – shtoi ish-sulmuesi Eto’o. I pyetur se çfarë këshilla i dha ai Messit të ri, Eto’o tha se ata e bënë njëri-tjetrin më të mire.

“Ai kishte gjithçka. E ndjej se aim und të kishte shënuar më shumë gola, ai ishte një djalë shumë i qetë, por më bën të lumtur fakti se në një sezon ai shënoi 40-45 gola” – tha Eto’o.