Pak ditë përpara finaleve të “Portugali 2004”, tema e ditës ishte se cili yll dhe kombëtarja e kujt do të arrinte të ngrinte trofeun e 12-të të Kupës së Evropës. Në fund, një grup lojtarësh të panjohur do të triumfonin, duke arritur surprizën e dytë më të madhe pas fitores së Danimarkës në “Suedi 1992”. Greqia vinte në finalet e këtij Evropiani absolutisht si një prej kombëtareve më modeste të kualifikuara në turne. Shumë pak njerëz i kishin cilësuar vlerat e një fushate kualifikuese të jashtëzakonshme të helenëve. Në dy ndeshjet e para në grup ata ishin mundur, për të arritur 6 fitore radhazi dhe mos pësuar asnjë gol në takimet e fundit. Ishte një festival i shkëlqyer futbolli, i luajtur nën rrezet e diellit mesdhetar të Portugalisë. Skuadra ballkanase argëtohej dhe fitonte me bunkerin e ndërtuar nga strategu Otto Rehhagel. Trajneri gjerman kishte lënë pas eksperiencat e suksesshme në stolin e klubeve si Werder Bremen, apo Bayern Munich për një kombëtare premtuese. Me disiplinën taktike që injektoi në skuadër, Greqia ishte e aftë thyente çdo kundërshtar.

Numri i skuadrave në UEFA kishte shkuar në plot 51. Këto shtete, minus Portugalinë, ndaheshin në dhjetë grupe me nga pesë skuadra. Dhjetë të parat e çdo grupi kualifikoheshin direkt. Dhjetë të dytat përballeshin mes vete në ndeshjet play-off për të siguruar pesë vendet e fundit. Si të parat, u kualifikuan: Franca, Danimarka, Çekia, Suedia, Gjermania, Greqia, Anglia, Bullgaria, Italia dhe Zvicra.

Për arsye disi banale që merrnin parasysh rezultatet e kualifikimeve në Botërorin e fundit dhe këtë Evropian, Çekia dhe Suedia ishin vendosur në vazon e parë përkrah kampionëve aktual – Francës, dhe vendasve – Portugalisë. Italia, Spanja, Anglia, e Gjermania ishin në vazon e dytë derisa Bullgaria, Greqia, e Zvicra dhe debutuesit e Letonia në vazon e katërt.

Vendasit ishin akoma të kompletuar Couto, Rui Costa, Figo, e Nuno Gomes po ktheheshin. Nga kampionët e Evropës vinin yje në ngritje si Deco, Maniche, Carvalho, e Ricardo Perreira. Si dhe prezent ishte një djalosh që kishte kaluar në Manchester United i quajtur Cristiano Ronaldo.

Ekipet Pjesëmarrëse

Surprizat nuk munguan që në ndeshjen e parë. Greqia e befasoi 2-1 në Grupin A Portugalinë. Karagunis kaloi skuadrën përpara pas 7 minutash, ndërsa Basinas bëri 2-0 me penallti. Goli i Ronaldos në shtesë nuk do të vlente as për ngushëllim. Më pas, grekët barazuan me Spanjën dhe humbën me Rusinë, Ata u renditën të dytët në grup pas Portugalisë. Në Grupin B, Franca dhe Anglia do te dhuronin ndoshta ndeshjen më dramatike të turneut. “Tre Luanët kryesonin deri në minutën e dytë të shtesës për të pësuar 2 herë nga Zidane në sekondat e fundit të saj. Dy ndeshjet e tjera të Anglisë do të ishin të pashlyeshme për një sulmues 18-vjeçar, i quajtur Wayne Rooney. Me golat e tij ndaj Zvicrës dhe Kroacisë, ai u dhuroi kualifikimin ishullorëve. Franca kaloi në çerekfinale gjithashtu. Në Grupin E rivaliteti ishte deri në sekondën e fundit, sepse Italia, Danimarka dhe Spanja luftuan për vendin e parë në ndeshjen e tretë. Ndërsa, në Grupin D surpriza do të ishte Çekia. Askush përveç lindorëve nuk e mbylli grupin me 3 fitore.

Në përballjen e parë me eliminim direkt i takoi Anglisë dhe Portugalisë të dhuronin emocione pafund. Miqtë e çelën serinë e golave pas 2 minutash me Owen por, presioni i luzitanëve u shpërblye 7 minuta nga fundi (Postiga). Në shtesë skuadrat do të shënonin edhe nga një herë tjetër, ndërsa pas gjuajtjes së penalltive do triumfonin djemtë e Scolari. Heroi ishte portieri Ricardo, i cili i priti Vassell një penallti dhe realizoi atë të fitores, ndërkohë Greqia vazhdonte të çudiste. E mbyllur në mbrojtje me Francën, Charisteas mjaftoi për t’i eliminuar kampionët në fuqi. Grekët do të hynin në histori për faktin që asnjë skuadër nuk kishte mundur kampionët në fuqi dhe organizatorët brenda një evropiani. Suedia dhe Holanda dhuruan një tjetër ndeshje emocionuese, por që nuk u shënua asnjë gol në 120 minuta. Edhe “tulipanët” vendosën një rekord, duke fituar ndeshjen e parë me penallti të tyre në një evropian. Çerekfinalja tjetër pa çekët t’i kalonin lehtësisht 3-0 danezët.

Portugalia e mundu Holandën më lehtë se parashikimet 2-1 dhe arritën objektivin e tyre, finalen në shtëpi. Kur prisnin të kishin Çekinë për rivale, mësuan se ndeshja e parë e turneut do të ri luhej edhe një herë në Lisbonë. Bunkeri i Otto Rehhagel shkatërroi Çekinë, kur Dellas shënoi në shtesë “golin e argjendtë”, të parin dhe fundit në histori.

Para 62,865 tifozëve vendas, Portugalia ishin favoritë të padiskutueshëm. Por, surprizën, Greqia e dërgoi deri në fund. Si dy ndeshjet e kaluara, edhe këtë herë, goli i vetëm i ndeshjes, për ata ishte i artë. Një mbrojtje e udhëhequr nga stoperi Dellas, mesfushori luftarak Zagorakis dhe nga një sulmues oportunist si Charisteas, do ta thyente sërish Portugalinë. Goditja e këndit dhe gjuajtja me kokë e Charisteas pas rreth një ore lojë, realizuan një nga ëndrrat më të pa imagjinueshme.

Rënia e ekipeve BIG

Për disa prej yjeve më të mëdhenj të kontinentit, Evropiani i 12-të në histori, Portugali 2004″, u shoqërua nga një zhgënjim i paprecedent Zinedin Zidane dhe Franca e tij, pas përmbysjes dramatike që i bënë ndeshjes në grup me Anglinë (2-1), u shkurorëzuan nga froni pa nder nga Greqia në çerekfinale. Në fakt, për ish-kampionët e botës mbyllej historia e një brezi të artë lojtarësh, por edhe suksesesh. Edhe Anglia e David Beckham premtonte shumë.

E lumtur që rigjente një talent 18- vjeçar si Wayne Rooney, “Tre Luanët” do të largoheshin në mënyrën më të pafat nga këto finale. Ata do të dënoheshin nga pika e bardhë e 11- metërshave pas një çerekfinaleje spektakolare me Portugalinë organizatore (përfundonte 1-1 pas 90 minutave dhe 2-2 pas shtesës). Por ato që zhgënjyen në kuptimin e vërtetë të fjalës ishin kombëtaret e mëdha që nuk kaluan as fazën e grupeve.

Spanja nuk arriti dot të kualifikohej në Grupin A, pasi Greqia do ta linte pas vetëm fale golavarazhit. E njëjta histori do të përsëritej edhe me Gjermaninë, e cila do të turpërohej me vetëm një pikë në grup, ndërsa arrinte t’i merrte pikë edhe Letonia, që kishte ardhur për turizëm në Gadishullin Iberik. Holanda dhe Çekia ishin kocka shumë të forta për t’u përtypur nga rekordmenët, 3 herë kampione të Evropës

Turneu i Portugalisë u përball edhe me akuzat e para për një trukim rezultati. E pozicionuar në Grupin C bashkë me Suedinë, Danimarkën dhe Bullgarinë, Italia e Giovanni Trapattoni do të mbeste jashtë 8 skuadrave çerekfinaliste të turneut vetëm pas një barazimi me gola të kombëtareve skandinave në ndeshjen e fundit të grupit.

Një rezultat 2-2 kualifikonte si danezët edhe suedezët, dhe kështu ndodhi, duke u bërë “puç” italianëve edhe pse arritën të fitonin ndaj ballkanasve me një gol në shtesë të Cassano. Italianët shkuan deri aty sa e akuzuan Danimarkën dhe Suedinë për trukimin e ndeshjes, por UEFA nuk pranoi kurrë të niste një hetim për këtë rezultat me arsyetimin se nuk kishte asnjë fakt. Pritej sigurisht më shumë edhe nga holandezët, të cilët edhe pse arritën deri në gjysmëfinale, nuk mund të eliminoheshin kurrsesi aq lehtësisht nga Portugalia e Cristiano Ronaldo.

Ndeshjet

Formula është ajo e përdorur tashmë në edicionin e mëparshëm: katër grupe me nga katër skuadra secila, dy të parat e klasifikuara kalojnë raundin dhe pastaj ka një eliminim të drejtpërdrejtë.

GRUPI A

Skuadra N. F B H P
Portugali 3 2 0 1 6
Greqi 3 1 1 1 4
Spanjë 3 1 1 1 4
Rusi 3 1 0 2 3

PORTUGALI – GREQI 1-2

GREQI – SPANJË 1-1

SPANJË – RUSI 1-0

RUSI – PORTUGALI  0-2

SPANJË – PORTUGALI 0-1

RUSI –  GREQI 2-1

GRUPI B

Skuadra N. F B H P
Francë 3 2 1 0 7
Angli 3 2 0 1 6
Kroaci 3 0 2 1 2
Zvicër 3 0 1 2 1

ZVICËR – KROACI    0-0

FRANCË – ANGLI     2-1

KROACI – FRANCË     2-2

ANGLI – FRANCË      1-2

ZVICËR – FRANCË     1-3

KROACI – ANGLI       2-4

GRUPI C

Skuadra N. F B H P
Suedi 3 2 2 0 5
Danimarkë 3 1 2 0 5
Itali 3 1 2 0 5
Bullgari 3 0 0 3 0

Danimarkë – Itali            0-0

Suedi – Bullgari               5-0

Bullgari – Danimarkë       0-2

Itali – Suedi                1-1

Itali – Bullgari           2-1

Danimarkë – Suedi  2-2

GRUPI D

Skuadra N. F B H P
Çekia 3 3 0 0 9
Holandë 3 1 1 1 4
Gjermania 3 0 2 1 2
Letoni 3 0 1 2 1

Republika Çeke – Letoni        2-1

Gjermani – Holandë               1-1

Letoni – Gjermani                   0-0

Holandë – Republika Çeke    2-3

Holandë – Letoni                     3-0

Gjermani – Republika Çeke   1-2

ÇEREKFINALET

Portugali – Angli  2-2

(Kualifikohet në gjysmëfinale Portugalia 6-5 me penallti)

Francë – Greqi     0-1

Suedi – Holandë  0-0

(Kualifikohet në gjysmëfinale Holanda 5-4 me penallti)

Republika Çeke – Danimarkë    3-0

GJYSMËFINALET

Portugali – Holandë         2-1

Greqi – Republika Çeke   1-0

FINALJA (4 KORRIK 2004, LISBONË)

Portugali – Greqi 0-1

TOP 11

Greqia, Portugalia dhe Republika Çeke arritën të dërgojnë në skuadrën më të mirë të turneut nga 3 futbollistë secila. Edhe pse fituan Kupën e Evropës, helenët nuk mundën ta dominonin dot formacionin e Evropianit, i cili përfshinte emra që do të shndërroheshin në yjet e ardhshëm të kontinentit, Cristiano Ronaldo apo Wayne Rooney.

Milan Baros u shpall golashënuesi më i mirë Evropianit me 5 golat e tij. Në të vetmen ndeshje që sulmuesi Republikës Çeke nuk arrti të shënonte, kombëtarja e tij humbi (gjysmëfinalja me Greqinë). lshte një turne fantastik për sulmuesin e rikthyer pas thyerjes së ligamenteve të gjurit, teksa një vit më pas ai do të fitonte edhe Ligën e Kampioneve me Liverpulin. Më pas do kalonte te Aston Vila dhe Lioni, ku fitoi dhe titullin në Francë.

Milan Baros

PORTIER: Petr Čech (Çeki)

MBROJTËS: Traianos Dellas (Greqi)

MBROJTËS: Ricardo Carvalho (Portugali)

MBROJTËS: Giourkas Seitaridis (Greqi)

MBROJTËS: Gianluca Zambrotta (Itali)

MESFUSHOR: Maniche  (Portugali)

MESFUSHOR: Pavel Nedvěd (Çeki)

MESFUSHOR: Theodoros Zagorakis (Greqi)

SULMUES: Milan Baros (Çeki)

SULMUES: Cristiano Ronaldo (Portugali)

SULMUES: Wayne Rooney (Angli)

SI