Shumë shpejt Fation Kuqari do të rikthehet në ekran. Ish-konkurrenti i “Përputhen” do jetë bashkëprezantues i emisionit sportiv në RTV Ora krah moderatores Albana Bejko.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Fationi duke publikuar postimin e moderatorit të “Ora News”, Ronaldo Sharka, i cili shkruan se nga 11 qershori Fationin do e shohim në ekran.


“Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, shkruan Sharka.