2 subjekte janë fiskalizuar deri tani në Bashkinë e Sarandës, ndërsa 143 subjekte janë në proces aplikimi.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila zhvilloi një takim në Drejtorinë Rajonale Tatimore Sarandë.

Denaj informoi se në takim u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, si një reformë që po sjell modernizimin e mënyrës së faturimit.
Ministrja kërkoi angazhimin e plotë për informimin dhe mbështetjen ndaj biznesit, me qëllim zbatimin e duhur dhe shmangien e çdo problematike.