Zv.kryeministri Erion Braçe ka treguar me krenari ecurinë e sezonit të shalqirit në vendin tonë, kryesisht në zonën e Lushnjës dhe gjithë Myzeqesë.

Deputeti i qarkut të Fierit ka bërë me dije se janë eksportuar plot 11.000 kilogramë shalqi, me 20-22 lekë/kg.

“Puna e bujqësisë nuk është vetëm punë krahu, por edhe punë agronomi”, shkruan Braçe në facebook.

Ai sqaron dhe qytetarët dhe çështjen e çmimit, duke thënë se ka qenë në terren duke monitoruar çmimet në eksport të 50 eksportuesve më të mëdhenj, përmes faturave në dogana.