Në Tiranë pati një entuziazëm të jashtëzakonshëm tifozësh për ndeshjen Angli-Skoci.
Shumë tifozë të Anglisë e Skocisë, ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ku ndoqën ndeshjen në ekranin gjigant dhe u dëfryen duke ngrënë, pirë dhe kërcyer mbi tavolina.
Derbi britanik mes Anglisë dhe Skocisë u mbyll në paqe. Sfida e zhvilluar në Wembley përfundoi në barazim pa gola, megjithë përpjekjen e “Tre Luanëve” për të marrë kualifikimin që në këtë ndeshje.