Franca e ka mundur 3-0 në miqësoren e fundit Bullgarinë, dhe është gati për Kampionatin Evropian. Gjelat triumfuan 3-0 me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në atë të dytë. Golin e epërsisë, për ‘Gjelat’ ka arritur të shënojë sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann.
Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 29-të. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Që të dy i shënoi sulmuesi, Oliver Giroud. Ai hyri në lojë në minutën e 41’, duke zëvendësuar të dëmtuarin, Karim Benzema, që ende s’dihet shkalla e lëndimit.
Giroud shënoi për 2-0 dhe 3-0 në minutat 83’ dhe 90’. Franca e nis Evropianin kundër Gjermanisë me 15 qershor, më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë, ku do të mësohen dy skuadrat që kalojnë grupin.